Përgjimi 150 mijë eurosh i trafikantit, reagon Prokuroria e Përgjithshme

Kliko per me shume info

prokuroria-bushi-nokaProkuroria e Pergjithshme reagoi sot zyrtarisht ne lidhje me pretendimet se nje trafikant ne pergjim eshte shprehur se ka transferuar ne Shkoder duke paguar 150 mije euro, prokurorin qe po hetonte dosjen e trafikut te droges nga grupi kriminal i ndertuesve te akuzuar per trafikim heroine.

Ne deklaraten e prokurorise se pergjithshme thuhet:
Ne vijim te disa shkrimeve mediatike lidhur me ate qe konsiderohet “levizje e nje prokurori te Prokurorise per Krime te Renda per ne Prokurorine e Shkodres, pasi eshte paguar nga anetare te nje grupi kriminal”, Prokuroria e Pergjithshme e vlereson te sqaroje si vijon: Prokuroria per Krime te Renda ka drejtuar hetimin, e zhvilluar ne bashkepunim me Policine e Shtetit dhe me partnere nderkombetare, gjate te cilit u zbuluan dhe arrestuan disa persona. Ky hetim eshte zhvilluar fillimisht nga prokurori Anton Martini, i cili me pas u transferua ne drejtim te Prokurorise se Shkodres, me kerkese te tij. Kerkesa per transferim eshte dorezuar ne Shtator 2015 dhe, ne perfundim te procedurave, ai tranasferohet prane Prokurorise se Shkodres, me dekret te Presidentit te Republikes, ne Dhjetor 2015.
Me tej, ky hetim u drejtua nga nje prokuror tjeter, i cili finalizoi hetimin e nisur ne vitin 2015. Sa i perket personit, per te cilin pretendohet se eshte paguar nje shume e caktuar parash per “levizjen e prokurorit”, Prokuroria e Pergjithshme sqaron se Anton Martini nuk ka qene prokuror i asaj ceshtjeje. Hetimi ndaj shtetasit Arben Prendi eshte drejtuar nga nje prokuror tjeter dhe ceshtja ndaj tij ka perfunduar ne gjykate disa kohe me pare.
Cdo aludim apo pretendim tjeter, mediatik apo publik nuk perputhet me faktet.
Se pari, prokurori Anton Martini eshte transferuar ne drejtim te Prokurorise se Shkodres, me kerkesen e tij, administruar prane Drejtorise se Burimeve Njerezore dhe Inspektimit, ne muajin Shtator 2015. Procesi i transferimit te tij perfundoi ne Dhjetor 2015, pasi u shqyrtua fillimisht nga Keshilli i Prokurorise;
Se dyti, prokurori Anton Martini nuk ka qene prokuror i ceshtjes, per te cilen pretendohet se jane paguar para per largimin e tij nga ky hetim;
Se treti: Operacioni “Ballkan”, finalizuar pak dite me pare, eshte nje nder me te suksesshmit ne luften kunder trafikut te lendeve narkotike. Ky hetim eshte zhvilluar ne konspiracion te plote dhe bashkepunim efikas, i shoqeruar me arrestimin e thuajse te gjithe personave te perfshire, nder ta te dyshuarit si organizatore, financues dhe transportues te trafikut te lendes narkotike.
Ju faleminderit per bashkepunimin e vazhdueshem.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here