Reagon Policia: PD të ndalë abuzimet, asnjë kërkesë nga Interpoli për Xhafajn

Kliko per me shume info

policia-dr-655x356Policia e Shtetit reagpn kundrejtë Partisë Demokratike. Ajo deklaron se nuk ka ardhur urdhër-arresti për vëllain e deputetit socialist, Fatmir Xhafaj, akuzat për të cilin u ngritën sot nga Partia Demokratike.

Policia e shtetit thekson se nuk rezulton asnjë informacion nga Interpoli për Agron Xhafajn, teksa i kërkon opozitës që të ndalë abuzimet.
‘’Policia e Shtetit konfirmon se nuk ka asnjë urdhër-kërkimi apo urdhër-arresti për shtetasin e përmendur në deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike.
Nga kontrolli i plotë dhe i hollësishëm ‎në sistemin e kërkimit të Interpol nuk figuron asnjë material, kërkesë për informacion, verifikim apo urdhër arresti nga asnjë Zyrë homologe për shtetasin Agron Xhafa/j.
Policia e Shtetit fton Partinë Demokratike të ndalë abuzimet. Në rast se PD kërkon të vërtetën, është e ftuar t’i drejtohet autoriteteve, te cilat janë të gatshme në çdo kohë për të ofruar informacionin e kërkuar.’’- reagon policia e shtetit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here