Francë-Portugali në finale të “Euro 2016”, ja reagimi befasues i De Biasit

Kliko per me shume info

debiasiiiiiGianni De Biasi ka reaguar në lidhje me  dy finalistët e Euro 2016, Francën dhe Portugalinë.
Me 10 korrik, në “Stade de France”, Franca dhe Portugalia do të përballen në finalen e madhe të Europianit pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive.

Dy ish-rivalet e Shqipërisë në grupin kualifikues të “Euro 2016” për herë të fundit në një ndeshje zyrtare janë thyer pikërisht nga skuadra e Gianni De Biasit.

Kliko per me shume info

Portugezët nuk njohin më humbje që prej sfidës së parë kualifikuese ndaj Shqipërisë më 7 shtator 2014 (i ndëshkoi Bekim Balaj). Ashtu siç nuk njeh humbje as Franca që prej disfatës në “Elbasan Arena” falë super golit të Ergys Kaçes me goditje dënimi.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, De Biasi thotë se ndihet mirë që Kombëtarja shqiptare ka një “rekord” përballë dy finalisteve të “Eurp 2016”.

“I kemi mundur dhe më vjen mirë që kjo kujtohet. Është diçka që ndodh një herë, maksimumi dy herë në jetë, sepse diferencat me ta, si me Portugalinë ashtu edhe me Francën, janë shumë të mëdha”, u prononcua trajneri i kuqezinjve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here