I dha karton të kuq, Ramires i sulet gjyqtarit për ta rrahur

Sport

ramirezNjë ngjarje aspak me shije të mirë ka ndodhur në kampionatin kinez e sidomos kur bëhet fjala për një lojtar të njohur si Ramires.

Mesfushori brazilian Ramires, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Çelsit dhe kombëtares të Brazilit, që nga muaji janar i është bashkuar Jiangsu Suning në kampionatin kinez të futbollit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por gjërat nuk po shkojnë siç priste ai dhe nervozizmi i 29 vjeçarit është mëse i dukshëm.

Të shtunën, pas humbjes 2-1 të skuadrës së tij kundër Shandong Luneng, mes dy ekipeve filloi një zënkë në fushë.

Gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi Ramires me karton të kuq, vendim të cilin braziliani nuk e përjetoi edhe aq mirë. Mjafton të shohësh se si reagoi nga gjyqtarit

ME TE LEXUARAT