Rama: Reforma do nxjerrë tymin e zi nga pallati i padrejtësisë

Politikë

rama-kuvendKryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Parlament pak para se të miratohej reforma në drejtësi.

Rama theksoi se reforma miratohet pas 25 vitesh dhe se ajo do të nxjerrë siç tha ai “tymin e zi nga pallati i padrejtësisë”.

Nga fjala e kryeministrit para Parlamentit:

Kjo ditë e sotme votimit konsensual për reformën e vonuar 25 vjet nuk do të kishte ardhur kurrë para se të shuhej më parë fara e një politike të mbrapshtë me 7 koka që jetonte duke sharë apo duke përçarë, që e bëri drejtësinë shesh për përsheshet e veta dhe Shqipërinë e bukur mendon vetëm se ta përdorë padrejtësisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Miqtë e saj të dashur mendon si t’i manipulojë urtësisht.

Popullin tonë të torturuar në shekuj mendon se si ta shtrydhë pashpirtësisht në kutinë e votimit për të siguruar ushqimin e barkut të vet të pangishëm. Ndaj edhe ishte kaq tmerrësisht e vështirë dhe për shumë kënd aq e pamundur të nxirrje nga ky Parlament tymin e bardhë për një reformë që do të nxjerrë tymin e zi nga pallati i padrejtësisë. Prandaj, një falënderim dhe një ndjesë për çdo mik të Shqipërisë, që nga ambasadorët. Posaçërisht ambasadori i SHBA dhe i BE, të cilët e meritojnë një duartrokitje jo vetëm falënderimi por edhe ndjese.

E më pas deri tek Presidenti Obama, kancelarja Merkel, Presidenti Hollande, kryeministri Renzi, pa harruar Kerry, komisioneren e Jashtme të BE-së, Mogherini, komisionerin Hahn dhe në fund, miken e shtrenjtë Victoria Nuland.

ME TE LEXUARAT