Rama: Reforma do nxjerrë tymin e zi nga pallati i padrejtësisë

Kliko per me shume info

rama-kuvendKryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Parlament pak para se të miratohej reforma në drejtësi.
Rama theksoi se reforma miratohet pas 25 vitesh dhe se ajo do të nxjerrë siç tha ai “tymin e zi nga pallati i padrejtësisë”.
Nga fjala e kryeministrit para Parlamentit:
Kjo ditë e sotme votimit konsensual për reformën e vonuar 25 vjet nuk do të kishte ardhur kurrë para se të shuhej më parë fara e një politike të mbrapshtë me 7 koka që jetonte duke sharë apo duke përçarë, që e bëri drejtësinë shesh për përsheshet e veta dhe Shqipërinë e bukur mendon vetëm se ta përdorë padrejtësisht.
Miqtë e saj të dashur mendon si t’i manipulojë urtësisht.
Popullin tonë të torturuar në shekuj mendon se si ta shtrydhë pashpirtësisht në kutinë e votimit për të siguruar ushqimin e barkut të vet të pangishëm. Ndaj edhe ishte kaq tmerrësisht e vështirë dhe për shumë kënd aq e pamundur të nxirrje nga ky Parlament tymin e bardhë për një reformë që do të nxjerrë tymin e zi nga pallati i padrejtësisë. Prandaj, një falënderim dhe një ndjesë për çdo mik të Shqipërisë, që nga ambasadorët. Posaçërisht ambasadori i SHBA dhe i BE, të cilët e meritojnë një duartrokitje jo vetëm falënderimi por edhe ndjese.
E më pas deri tek Presidenti Obama, kancelarja Merkel, Presidenti Hollande, kryeministri Renzi, pa harruar Kerry, komisioneren e Jashtme të BE-së, Mogherini, komisionerin Hahn dhe në fund, miken e shtrenjtë Victoria Nuland.

Kliko per me shume info
SHARE

3 COMMENTS

  1. EDHE LIBRI ME PERRALLA NJIMIJE E NJI NET MBAROI.SHBA BE DHE SHQIPERI GEZUAR GEZUAR DHE URIME ME NE KRYE KRYEMINISTRIN TONE TE DASHUR DHE TE SHTRENJTE EDI RAMA.

  2. Z. Edi je i madh , RESPEKTE !!!! Le te thone cte duan je TI qe nuk e ke kursyer veten tende per te rimekembur ekonomine qe e la per faqe te zeze saliu. Periudha qe kaloi ishte super e veshtire, si pelhura e Penelopes, behu diten dhe shqepu naten, po ja dolet mbane. Tani ikni me pushime se e kini hallall, dhe kur te ktheheni perseri me mendje te kthjellet dhe me energji te reja. Respekte per te gjithe JU !!!!

  3. Urimet. ……..me te mira. ……kjo dite eshte edhe ditlindja jote. …suksese. …..eshte rradha jote …Ligj !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here