Hetimet për akuzat e Tom Doshit, Rama takim kokë me kokë me kryeprokurorin Adriatik Llalla

Aktualitet

Adriatik_Llalla_0111Kryeministri Edi Rama është takuar sot për rreth 30 minuta me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla në godinën e qeverisë së Shqipërisë.

Takimi mes dy zyrtarëve të lartë ka ndodhur pasditen e të hënës.

Ky eshte takimi i dyte mes Llalles e Rames brenda nje jave, pasi prokuroria hapi hetimet ne lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi per nje plan vrasje ndaj tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nje jave me pare, kryeprokurori Llalla urdheroi hapjen e nje hetimi pikerisht pas takimit qe pati me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Para takimit te sotem mes kryeprokurorit dhe kryeministrit, ne prokurorine e krimeve te renda jane marre ne pyetje ish-kryeministri Sali Berisha, deputeti i PD, Mehill Fufi, dhe jane ballafaquar mes tyre deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku.

ME TE LEXUARAT