Reforma, Rama: Të vendosur deri në fund për miratimin me konsensus

Politikë

rama-reformaNë fjalën e mbajtur në Konferencën e Ambasadorëve, të zhvilluar pasditen e sotme në Kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama shprehu vendosmëri për të miratuar Reformën në Drejtësi.

Rama tha se do të bëhet çdo përpjekje për të gjetur rrugën e kompromisit për miratimin e kësaj reforme, në përputhje me qëndrimin e partnerëve strategjikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dua të nënvizoj edhe përpara jush që jemi shumë të vendosur që deri në momentin e fundit të bëjmë çdo përpjekje, në përputhje të plotë me qëllimin dhe qëndrimin e partnerëve tanë strategjikë”, tha Kryeministri.

Rama u shpreh se rruga drejt Bashkimit Europian kushtëzohet nga miratimi i kësaj reforme, të cilën e cilësoi si një reformë me interes strategjik për vendin.

“Është e ditur botërisht që rruga që kemi bërë drejt BE – së kushtëzohet në drejtimin dhe shpejtësinë e saj nga miratimi i Reformës në Drejtësi.

Një reformë me interes strategjik për Shqipërinë dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin e Shqipërisë në Rajon dhe raportin e Shqipërisë me Bashkimin Europian”, deklaroi më tej kreu i qeverisë

ME TE LEXUARAT