Rama: PD nuk e do reformën, në dimër u kap me nenin 55, në verë me 88!

Kliko per me shume info

rama16Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë shtypi para medias për të folur për Reformën në Drejtësi dhe propozimin e kompromisit paraqitur nga Ndihmëssekretarja e Shtetit Victoria Nuland në emër të SHBA dhe BE.

Rama tha se “PD-ja nuk e ka hallin tek vendet e rezervuara, por ka rezerva për partnerët strategjikë të Shqipërisë. Nuk i do nëpër këmbë sepse i friket paanshmërisë dhe besnikërisë së tyre në procesin e skanimit të aftësive të gjykatësve dhe prokurorëve të Shqipërisë.” Por, në fund, ai shtoi se ka ende shpresë dhe e ftoi sërish Bashën për një takim dypalësh: “Unë i bëj thirrje z.Basha të mos udhëhiqet nga frika, por ta udhëheqë PD drejt interesit të madh kombëtar,” theksoi kreu i Qeverisë.

Kliko per me shume info

Më poshtë, nga fjala e Kryeministrit:

“PD bëri sot propozimin më të fundit të Reformës në Drejtësi, propozim që në këtë rast bëhet në emër të SHBA.

Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës sepse gjatë një viti e gjysëm të procesit, PD ka dhënë me të gjitha mënyrat sinjalet që nuk e do Reformën. E ka bojkotuar procesin fillimisht për një kohë të gjatë. Ajo ka hyrë në process duke futur letra pa lidhje vetëm për ta ngatërruar procesin; ka baltosur ekspertët sa ka mundur; ka abuzuar papushim me rekomandimet e opinionet e Komisionit të Venecias, duke u kapur në dimër pas paragrafit 55 dhe në verë pas paragrafit 88. Është tallur e pastaj ka sjellë vendet e rezervuara. Pastaj i ka anulluar duke sjellë vendet e blinduara duke kërkuar barazi në zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të Vetingut.

Dhe kur ne kemi pranuar edhe këtë, ka kërkuar 48 orë për ta rrëzuar duke nxjerrë një kundërpropozim që në fakt nxjerr në pah të vërtetën e fshehur për një vit e gjysëm.

PD nuk e ka hallin tek vendet e rezervuara, por ka rezerva për partnerët strategjikë të Shqipërisë, nuk i do nëpër këmbë sepse i friket paanshmërisë dhe besnikërisë së tyre në procesin e skanimit të aftësive të gjykatësve dhe prokurorëve të Shqipërisë.

E ka hallin tek humbja e kontrollit mbi gjykatësit e prokurorët me të cilët ka rivrarë të vrarët në bulevard dhe e ka kthyer drejtësinë në pazar ku të korruptuarve të saj nuk u ka hyrë në këmbë gjemb.

Ndoshta, krenaria e luftëtarit për drejtësi me gjasme i ka shtyrë ta besojnë vërtetë përrallën që ka treguar me Gogolin 1,5 vjet rresht, ku problemi ishin “kthetrat e mia” në sistemin e drejtësisë dhe nuk e ka menduar se do të vinte dita të dilnin zbuluar para popullit dhe partnerëve më shumë të zhgënjyer se të befasuar nga JO-ja, sepse nuk e kanë menduar se ne do ta pranonim propozimin e tyre, prisnin që ne të thoshim JO.

Po tani, çfarë do të thonë?!

Mos do të thonë se SHBA dhe BE do të kapin drejtësinë apo do të thonë se duam më shumë Shqipërinë sovrane, që nuk pranon përzierjen e të huajve në punët e brendshme?!

Unë i bëj thirrje z.Basha të mos udhëhiqet nga frika por ta udhëheqë PD drejt interesit të madh kombëtar.

Unë e ftoj Lulzim Bashën të ulemi përsëri e të flasim si dy shqiptarë që jemi në krye e t’u garantojmë shqiptarëve, integrimin.

U bëj thirrje demokratëve nga kreu në degë që të mos refuzojnë këtë moment, që hap një hendek mes nesh dhe familjes europiane.”

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. te dyja partit ne inate siper kerkojne te blokojne reformen ne drejtesi si nga partija socialiste apo demokrate ka rruga te ndryshme per te votuar 2 te tretat apo referendum apo shumice te cilisuar apo kapitalet e partive qe intereson mos votimi kjo eshte arsyja qe une vazhdimishte shkruaje se rolin e ka B:::::E,,,ja dhe po greqija e itailja qe komandojne pasurite e vendit aktuale bashke me qeveritaret qe nuk ka ligje ,,,cdo gje ne keq qeverisja dhe bashpunimi partiake ne qeverije me respekte ladi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here