Fotoja me Obamën, PD: Rama të hetohet si Viktor Ponta

Kliko per me shume info

rama-obamaNë pjesën e dytë të kallëzimit penal të Partisë Demokratike kundër kryeministrit Edi Rama, thuhet se kreu i qeverisë ka konsumuar të paktën 3 vepra penale nga veprimet e tij në lidhje me 80 mijë dollarët për fushatën e Obamës.

Partia Demokratike thotë se Kryeministri në një vend demokratik duhet të jetë asgjë më pak se promotori dhe garanti i parë i Kushtetutës dhe i ligjeve të vendit dhe jo shkelësi i parë i tyre.

Kliko per me shume info

A mund ta marrë prokuroria nën hetim kryeministrin? Opozita thotë se ky nuk është rasti i parë që do të ndodhet. Për këtë, sjell rastin e kryeministrit të Rumanisë, Victor Ponta.

“BBC News, më 13 Korrik 2015 dhe 17 Shtator 2015, do të raportonte se për dyshime të ngjashme, që kishin të bënin me mashtrim dhe pastrim parash në vlerën 55 mijë Euro, është proceduar penalisht dhe është në gjykim, edhe Kryeministri i Rumanisë z. Victor Ponta. Veprimet e dyshuara si kriminale edhe në atë rast kishin ndodhur përpara vitit 2012, kohë në të cilin ishte zgjedhur Kryeministër i Rumanisë. Pozita e posaçme shoqërore nuk pengoi prokurorinë speciale antikorrupsion në Rumani, që ta merrte Kryeministrin Victor Ponta nën përgjegjësi penale dhe ta dërgonte për gjykim me akuzën e mashtrimit dhe pastrimit të parave”, thuhet më tejnga PD.

Sipas opozitës, pagimi i shumës prej 80 mijë dollarë, me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes në një aktivitet të ndaluar për shtetasin Edi Rama, përbën ekzaktësisht ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe tentativë për mashtrim ndaj funksionarëve publik të huaj.

“I vetëdijshëm se e ka të ndaluar pjesëmarrjen në një aktivitet elektoral të Presidentit të SHBA Barack Obama, shtetasi Edi Rama, rezulton se i ka paguar shtetasit shqiptaro-amerikan Bilal Shehu, shumën prej 80 mijë dollarë, duke marrë premtimin nga ky i fundit, se ai do të arrinte të ushtronte ndikim të paligjshëm ndaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, me qëllim lejimin e Edi Ramës për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Me parat e paguara nga Edi Rama, dhe në bashkëpunim me të, shtetasi Bilal Shehu, ka arritur të sigurojë dy ftesa hyrjeje në eventin për mbledhjen e fondeve. Mirëpo, duke qenë se ftesa nuk mund të jepej në emrin e Edi Ramës, ka patur të shënuar emrin e bashkëshortes së Bilal Shehut. Kjo ka qenë arsyeje se përse shtetasi Edi Rama nuk është lejuar të futej në këtë event, duke i pamundësuar kësaj realizimin deri në fund të veprimtarisë së tij kriminale”, thuhet më tej.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here