“Rama bukëshkalë, hakmerret ndaj pronarit që e mbajti 3 javë me pica”

Kliko per me shume info

berishaaaDeputeti i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për incidentin mes Policisë Bashkake dhe pronarit të piceri “Erës”, i cili është përplasur përsëri me Policinë Bashkiake ditën e djeshme.
Policia Bashkiake shkoi t’i sekuestronte depozitat, gazin dhe gjeneratorin, pas një proteste të banorëve për ndotje akustike.

Mirëpo, pronari i picerisë e cilëson si hakmarrje, për dhunën që ai denoncoi se Policia e Shtetit kishte ushtruar ndaj tij ditë më parë.

Kliko per me shume info

Mirëpo, Berisha thotë se operacioni i Policisë ndaj piceri “Erës” është hakmarrje e Ramës.

Ish-kryeministri shkruan në “Facebook” se Altim Bamllari mbajti Ramën tre javë me pica falas kur zhvillohej greva e urisë për zgjedhjet e vitit 2009 kur Rama në opozitë kërkonte hapjen e kutive.

Statusi i plotë:

Këta janë picëshkalë!!

Hakmarrje primitive! I nxori më të majmur me picat e tij nga e ashtuquajtura grevë urie, tani i shkatërrojnë biznesin!

Të dashur miq, prej dy javësh bandat me uniformë keqtrajtojnë fizikisht, terrorizojnë familjarisht dhe tani i shkatërrojne biznesin duke i ndërprerë korentin, gazin dhe ujin pronarit të piceri Era.

Edi Rama po ja shpërblen me urrejtje furnizimin që ai i bëri me mijëra pica gjate tre javëve të grevës së urisë në bulevard. Këta janë bukëshkalë e picëshkalë! sb

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here