Rama pas takimit me Nuland: Të hapur për negociata pa cënuar thelbin e reformës

Kliko per me shume info

rama-nulandKryeministri Edi Rama priti të dielën në një takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland, të cilën e falenderoi për vizitën në këtë moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë.

Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, diskutimi mes Kryeministrit dhe zonjës Nuland u përqendrua tek reforma në drejtësi. Kryeministri Rama rinënvizoi qëndrimin e tij se shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cënon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët tanë strategjike, si në përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian.

Kliko per me shume info

Duke e falenderuar Kryeministrin për përpjekjen e madhe në rrugën e realizimit të kësaj reforme, Victoria Nuland nënvizoi se Shtetet e Bashkuara presin që të gjitha palët ta mbyllin këtë proces me suksesin e merituar për Shqipërinë e për popullin shqiptar

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here