“Rama pranon vendet e rezervuara, por do një divan me 8 vende për vete!”

Kliko per me shume info

bylykbashiKryeministri Edi Rama ka pranuar propozimin e opozitës për reformën në drejtësi, në mënyrë që të arrihet konsensus mes palëve politike.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili është edhe përfaqësuesi i demokratëve për bisedimet e reformës.

Kliko per me shume info

Statusi në Facebook i deputetit të PD Oerd Bylykbashi:

Breaking News: Kryeministri Rama pranon formulen e “vendeve te rezervuara”.

Kryeministri dje kishte sajuar batuten e re folklorike per reformen ne drejtesi. Sipas tij PD kishte levizur nga formula e “vendeve te rezervuara” tek formula e “vendeve te blinduara”. Ve bast qe i ka pelqyer shume gjetja, por as qe e ka idene se per çfare flet.

PD propozon qe 12 komisioneret e vetingut te zgjidhen 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita mes profesionistesh, ndersa formula e “Votes se Vetme te Trafikueshme” qe ngul kembe Kryeministri, ben qe kryeministri te marre me siguri matematikore 8 komisionere qe do shkarkojne gjyqtaret dhe t’i mbaje per 9 vjet. Pas kesaj keta komisionere ikin ne shtepi, pra do te punojne vetem nje here dhe vetem per Ramen.

Pra Kryeministri eshte shume dakord me PD; duhet formula e vendeve te rezervuara. Por ama, si mund te jete ai baraz me PD?! Kurre! Kryeministrit i duhet nje divan me 8 “vende te rezervuara” qe te shtrihet sa gjate gjere dhe te mbaje edhe telekomanden siper barkut qe ta komandoje drejtesine sipas qejfit, pa u ngritur nga divani. Tamam si pasha, vetem nargjileja i mungon.

Si e thoshte Brezhnjevi? Ajo qe eshte e imja eshte e imja, ajo qe eshte e jotja mund ta negociojme. Pra 6 vendet e rezervuara te Kryeministrit nuk diskutohen, por hajde te negociojme ato te opozites dhe mos t’i leme 6 por vetem 4. Madje edhe 4 shume jane por hajt, s’po e teprojme! Keshtu po qe eshte reforme euroatlantike!

Rezervojini Kryeministrit divanin me 8 vende dhe kompromisi u krye! Se mos thoni qe kur kryeministri kontrollon shumicen e komisionereve te vetingut politizohet gjyqesori, ore?! Rreziku vjen vetem dhe vetem nga 4 vendet e opozites dhe kete mediat e Kryeministrit t’ia ngulin mire ne koke shqiptareve dhe te huajve!

Kompromis ka, por duhen profesioniste per ta kuptuar :))

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here