Rama e refuzon, Basha: T’u zgjidh gjuha? Prano kompromisin!

Kliko per me shume info

basha-ramaPas refuzimit që Kryeministri Edi Rama i bëri propozimit të opozitës për të arritur konsensusin për reformën në drejtësi, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky i fundit, në një status në Facebook shkruan se prej 6 ditësh, Rama nuk ka folur dhe as ka reaguar për pagesën 80 mijë Dollarë për të bërë një fotografi me Presidentin Obama në vitin 2012, ngjarje për të cilën kanë shkruar mediat botërore.

Kliko per me shume info

Kreu i demokratëve i kërkon sërish Ramës që të pranojë propozimin e opozitës, në mënyrë që reforma në drejtësi të miratohet me konsensus.

Statusi në Facebook i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Pas 6 dite heshtje per krimin federal te pageses se 80 mije dollareve ilegale per nje foto, nuk beri ze edhe pse mediat me te medha te botes shkruan per skandalin, nje jave pas sulmit me arme e maska ne pisten e Rinasit, ku u grabiten miliona euro, serish nuk pipetiu, por me ne fund Edi Rames iu zgjidh gjuha, u kujtua tu rikthehet cicerimave te tij. Deri tani ishte kundershtues i vendeve te rezervuara te propozuara nga SHBA dhe BE, por sot nuk ka me asnje alibi. Propozimi yne nuk jep as me shume e as me pak sesa cfare parashikon Komisioni i Venecias: partite politike as nuk propozojne dhe as verifikojne. Po ti do patjeter nje gozhde ku te varesh refuzimin e radhes. Tani qe nuk e ke me as kete, leri alibite dhe nese do me te vertete reforme te pakapur ne drejtesi prano kompromisin qe i hap rruge miratimit te reformes ne drejtesi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here