Arena Kombëtare, Rama: Asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit

Politikë

rama-stadiumiKryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare”, punimet e të cilit kanë filluar nuk mund të ndërtohej me të ardhura nga buxheti i shtetit. Projekte të tilla tha kryeministri Rama kanë nevojë për administrim të mirë dhe që kushton.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve ku u prezantua projekti i fasadës së stadiumit, Rama tha se jemi me fat që stadiumin e kemi në qendër të qytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nëse ne do ta ndërtonim sëbashku me federatën këtë stadium jo vetëm që do ndërtonim një stadium vetëm për ditë të diele dhe që do vlente vetëm për ndeshjen e kombëtares, por do të na duhej një investim i pamundur për buxhetin. Ndërkohë që sot ne nuk nxjerrim asnjë kokër leku. Federata kalon në investim kontributin e UEFA-s, që me shumë gjasa do të jetë 1/6 e investimit final dhe përkundër këtë kontributi FSHF është bashkëponare e stadiumit. Nuk janë stadiumet objekte që administrohen kollaj, kërkojnë menaxhim dhe financim, vetëm mirëmbajtja e Loro Boriçit kërkon në vit 150 mln lekë në vit të vjetra. Si do të dalin këto? Ndërkohë që këtu do të kemi një stadium të menaxhuar që do të funksionojë 24 orë", deklaroi kreu i qeverise.

Duke bërë një paralelizëm me stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, i cili po ndërtohet me fondet e bashkisë.

"Kjo është e vetmaj rrugë për të ripërtëri futollin me stadium bashkëkohore. Jemi në shqetësim të madh për stadiumin e Shkodrës sepse është bërë i gjithi me fonde të buxhetit dhe lind problem i administrimit që është një problem kolosal dhe frika jonë është që të mos bëhet si Qemal Stafa i sotëm", theksoi kryeministri.

Rama iu përgjigj edhe të gjithë atyre skeptikëve që mendojnë se stadiumi nuk duhet të ndërtohet në qytet por në periferi.

"Arkitektët e huaj që nga ata që ndërtuan planin thonë është fat që ju mund ta ndërtoni në qytet. Ata që e ndërtojnë në periferi nuk kanë mundësi ta ndërtojnë në qeytet. Stadumi në qytet është komunitet, ndërsa jashtë qytetit janë struktura që funksionojnë vetëm për ditën e ndeshjes ose aq me shumë që kërkojnë shpenzime kolosale", tha Rama.

Kreu i ekzekutivit kishte edhe një përgjigje për kullën, që e shoqëron projektin e Arenës Kombëtare.

"Pak kohë më parë u përurua stadiumi i Bazelit me një super kullë në krah", tha kryeministri.

ME TE LEXUARAT