Barcelona, Rakitic rrezikon “El Clasicon”

Sport

barBarcelona rrezikon të udhëtojë me një mungesë të rëndësishme në Madrid për “El Clasicon” e parë të sezonit. Pas zyrtarizimit të mungesës së Lionel Messit, katalanasit kanë pak shanse të përfshijë në grup mesfushorin kroat, Ivan Rakitic, i cili pësoi një dëmtim në sfidën kundër BATE Borisov. Klubi konfirmon mungesën e ballkanasit për ndeshjen e fundjavës kundër Villarreal në “Camp Nou” dhe bën me dije transferta e Madridit në 21 Nëntor, mbetet në rrezik. “Periudha e rehabilitimit do të ndiqet me një kujdes të veçantë dhe për të mësuar nëse do të jetë i gatshëm për “El Clasicon”, duhet të ndjekim ecurinë e dëmtimit“, nënvizoi trajneri i skuadrës katalanase, sipas të cilit, dëmtimi i Rakitic është një lajm i keq për Barcelonën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kohëve të fundit nuk kemi pasur shumë fat sepse dëmtimet nuk po na japin hapësira në mënyrë që lojtarët të pushojnë. Nuk e di nëse Rakitic do të jetë i gatshëm për El Clasicon, gjithçka varet nga mjekët dhe vetë lojtari. Për momentin nuk do të jetë në dispozicionin tonë“, e përfundon deklaratën trajneri kampion Europe. Sfida e 21 Nëntorit do të jetë një test kyç për dy kryesueset e kampionatit spanjoll pasi Reali dhe Barcelona kryesojnë me nga 24 pikë pas 10 javëve të para. Supersport

ME TE LEXUARAT