Dorëheqja e Kernit, qytetarët "kryqëzojnë" Ramën: Ti do mediokritet, jo art!

Aktualitet

ilir-kerniIlir Kerni u dorëhoq si Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas kundërshtive që kishte shfaqur kundrejt qeverisë Rama për buxhetin e ulët që i kishin akorduar institucionit më të rëndësishëm të artit në vend.

Por kjo dorëheqje e artistit ka ngjallur një lum reagimesh në rrjetet sociale që kritikojnë ashpër qeverinë Rama, Ministren Kumbaro dhe vetë kryeministrin, të cilin e akuzojnë si “artistin e mediokritetit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një sërë komentesh mbështetëse në profilin e Kernit e shohin dorëheqjen e artistit si shenjën se qeveria shqiptare po zhvlerëson artin duke mos i dhënë mbështetje atij.

“Në qeveri, po kërkojnë një tjetër zhaner…mediokritetin”-shkruan një admirues i Kernit.

Një tjetër qytetar shprehet:

Artisti per Edi Ramen ka kosto te lire meqe kultura yte dhe ajo shqiptare cilesohen nga ai si vogelsira – cikerrima qeveritare!

Aq sa ka Buxhetin TOB ne Tirane, aq ka kushtuar drama e Rexhep Qosjes ne Teatrin Kombetar ne Prishtine!

 

ME TE LEXUARAT