Himarë, policia: Identifikohet 40-vjecari i vetëvrarë në Qeparo

Kliko per me shume info

qeparoPolicia ka reaguar ne lidhje me ngjarjen e ndodhur diten e djeshme ne Himare ku nje person ka kryer vetevrasje me hedhje nga lartesia ne zonen e Qeparoit.

Policia e Qarkutnjofton se rreth orës 07:14, është marrë njoftimi se eshtë gjetur një trup i pajetë në Himarë.

Kliko per me shume info

Sipas burimeve zyrtare, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se në dalje të Himarës pranë vendit të quajtur “Qeparo” (në drejtim të Borshit) pranë një shkëmbi, është gjetur një trup i pajetë, i cili i përket shtetasit Lorenc Dhimuci, rreth 40 vjeç, banues në Himarë.

“Sqarojmë se shtetasi i mësipërm vuante nga sëmundje mendore.

Dyshohet se ky shtetas është vetë hedhur nga shkëmbi, pasi  nga ekspertiza paraprake rezulton se dëmtimet e marra në trup  janë shkaktuar nga hedhja nga shkëmbi”, ben me dije policia.

Sipas saj, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikullii meparshem:

Një shtetas është vetëhedhur në humnerën e Qeparoit në Sarandë duke i dhënë fund jetës.

Burime paraprake policore bëjnë me dije se i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ishte i sëmurë mendore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e te shtunes, ndërsa policia ka mundur ta gjejë trupin e viktimës sot në mëngjes pas kërkimeve intensive të ndihmuar edhe nga banorë të zonës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here