Qeni pitbull i sulmon fëmijën 6-vjecar, polici privat qëllon me armë në Tiranë

Kliko per me shume info

pitbullNjë qen i racës pitbull ka sulmuar në rrugë një fëmijë 6-vjecar pasditen e së dielës në Tiranë.

Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar pa plagë, duke qenë se i ati ka qëlluar me armë në ajër dhe ka trembur qenin.

Kliko per me shume info

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Sanatoriumi, në Tiranë.
Megjithatë, ky veprim, edhe pse në mbrojtje të të birit, i ka kushtuar vendin e punës 40-vjeçarit, i cili është punonjës i një shoqërie të ruajtjes dhe sigurisë fizike. Nga ana tjetër, ndaj tij ka nisur edhe një procedim penal në gjendje të lirë, pasi është denoncuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike nga personeli i spitalit.

Policia tha se fillimisht është raportuar për të shtëna me armë dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e komisariatit nr1.

Efektivët kanë gjetur në vendngjarje shtetasin me inicialet M.Gj., polic privat, bashkë me të birin 6 vjeç, A.Gj.

Polici privat ka sqaruar situaten dhe arësyen se pse është detyruar të qellojë në ajër.

Ai tha se sapo ka parkuar makinën në afërsi të spitalit, djali ka dalë nga makina dhe menjëherë është sulmuar nga një qen pitbull, kishim ikur për të vizituar një të afërm.

Nga frika se mos e kafshonte, ai ka nxjerrë menjëherë nga brezi armën e shërbimit, një pistoletë tip “TT” dhe ka qëlluar dy herë në ajër, në mënyrë që të trembte qenin dhe të shpëtonte djalin.

Sapo ai ka qëlluar, qeni është larguar. Sipas tij, nuk kishte asnjë formë tjetër për ta shpëtuar të birin nga qeni, që sipas tij ishte shumë i egër. Megjithatë, duke qenë se ngjarja ka ndodhur në një ambient publik, për më tepër që të shtënat me armë kanë shqetësuar edhe pacientët e spitalit, veprimi i 40- vjeçarit është denoncuar në Polici.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here