U pushkatua nga komunizmi, i gjenden eshtrat 61 vjet më pas pranë një kishe

Kliko per me shume info

pushkatimiPas 25 vjet kërkimesh, familjarët e një viktime të komunizmit kanë mundur të gjejnë eshtrat e të afërmit të tyre. Ndrec Mark Zefi u pushkatua 61 vjet më parë, për shkak të mosbindjes ndaj imponimit të rregullave të regjimit.

Pas 65-vitesh i humbur, janë gjetur eshtrat e një të pushkatuari nga regjimi komunist, banor i fshatit Mërqi të Lezhës.

Kliko per me shume info

Eshtrat e Ndrec Mark Zefit u gjetën në malin e fshatit, në afërsi të kishës ku ishte pushkatuar në moshën 41-vjeçare pas kundërshtimit të regjimit të kohës.

Kanë qenë këmbëngulja e familjarëve që mundësoi gjetjen e eshtrave, të cilat i kërkonin prej 25-vitesh.

pushkatimiiDile Ndreca, vajza e të pushkatuarit: Unë e ndjej veten sot 20 vjeçe. Nuk dua mall më të madh me më dhënë tërë botën. Të paktën kur të shkoj tek kisha, shkoj e lumtur se e di që kam babën në rresht me të gjithë njerëzit.

Banorë të vjetër të zonës të cilët mbajnë mend ngjarjen thonë se Zefit i është zënë pritë nga forcat e Sigurimit të Shtetit, të cilët më pas e kanë ekzekutuar dhe varrosur në të njëjtin vend.

“Ka qenë një antikomunist i flaktë që ka luftuar për një shtet demokratik, e kanë prerë në besë”.

Eshtrat e gjetura janë rivarrosur sërish, ndërsa sot familjarët pas 65-vitesh do ta dinë vendin ku prehet i afërmi i tyre.oranews

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here