Mos postoni foto të pushimeve në Facebook: Ja çfarë mund t’ju ndodh!

Soft

facebook-pergjonNëse jeni me pushime atëherë bëni mirë të mos publikoni fotografi në Facebook . Kjo e bën më të lehtë për grabitësit të kuptojnë se brenda shtëpisë tuaj nuk ka njeri.

Dhe për këtë ju mjafton të shikojnë Facebook-un.

I tillë është edhe rasti i një çifti të moshuarish në Itali, të cilët u nisën me pushime pa imagjinuar se dikush mund të futej në shtëpinë e tyre, duke u shkatërruar kështu pushimet e shumëpritura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grabitësit pasi kishin parë foto të çiftit në Facebook, ishin bindur që në shtëpi s’kishte njeri dhe kishin vjedhur çdo gjë brenda saj.

Vjedhja siç raportohet nga Corriere Umbria ka ndodhur në rrethinat e Perugias.

ME TE LEXUARAT