Dalin emrat e parë, ja puçistët që terrorizuan Turqinë

Kliko per me shume info

turqiiiDalin emrat e puçistëve të shtetit turk. Ata do të gjykohen për tradhti ndaj kombit dhe vendit. Hyrriyet shkruan se ish-komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral Akın Öztürk do të gjykohet për tradhti ndaj atdheut.

Autoritetet turke kanë bërē përgjegjëse organizatën terroriste FETÖ për tentatativën për grusht shteti. Mbi 1500 vete janë arrestuar, si përgjegjës, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.

Kliko per me shume info

Grushti i shtetit në Turqi, a ishte ushtaraku Muharrem Köse ideatori?

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha mbrëmë vonë se gjenerali që ndihmoi organizimin e grushtshtetit në këtë vend, është vrarë. Por, pa cituar asnjë emër.

Mediet turke raportojnë se ai që ishte mendja e grushtit të shtetit mban emrin Muharrem Köse.

Sipas agjencise turke Anadoly, ai ishte larguar marsin e shkuar nga stafi i ushtrise.

Nga ana e tij, Yildirim, për shef të ri të shtamadhorisë së ushtrisë së Turqisë, ka emëruar gjeneralin, Umi Dundar.

Pak pas kësaj u njoftua se shefi i mëparshëm i shtamadhorisë, gjeneral Hulusi Akar, i cili ishte rrëmbyer u lirua.

Tentativa e dështuar për grusht shteti në Turqi la pas së paku 90 viktima, rreth 1500 të plagosur dhe mbi 1500 te arrestuar./panorama

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here