Pse heshtin ambasadorët Donald Lu e Vllahutin?

Kliko per me shume info

donald-luuuKonsensusi u arrit pas muajsh me sherre, debate, takime, konsultash dhe sulme politike ndaj njëri tjetrit. Kreu demokrat Basha doli sot dhe deklaroi votimin ditën e enjte nga ana e opozitës të draftit të Reformës në drejtësi, pas rregullimeve të fundit dhe ndërhyrjes vendimtare të komisionerit europian Hahn i cili pranoi vërejtjet e PD-së. Basha foli për “po”, Rama pranoi me zor “po-në” e Bashës, Meta falenderoi PS e PD për gjetjen e konsensusit, kancelarja gjermane Merkel lavdëroi liderin demokrat për marrëveshjen për ta votuar.  Joseph Daul, president i  PPE tha se arritja e konsensusit është historike për Shqipërinë. Foli  Presidenti i Republikës Nishani duke uruar forcat politike.

Të gjithë faktorët shqiptarë folën. Nesër është votimi dhe duket se 140 deputetët do jenë pro Reformës në Drejtësi. Një sukses dhe një urim për gjetjen e mirëkuptimit, pasi asnjë nuk fitonte nëse do të kishim rrëzim të reformës apo të votohej pa opozitën zyrtare.

Kliko per me shume info

Por nuk kanë folur deri tani ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadoresha e BE Romana Vlahutin, e cila njihet si mike e kryeministrit Rama e që shtypi e akuzonte dje dhe sot se ishte ajo që prishi konsensusin të hënën në mesnatë.

Pse nuk dalin dy ambasadorët? Në vend që të dilnin me të njëjtin hap e vrap që rendnin për të bindur forcat politike ta votonin tashmë nuk po dalin të urojnë për konsensusin e arritur mes PS-LSI-PD?

Çka ndodhur? Pse heshtin? Çfarë marrëveshje të fshehtë mund të ketë prishur kancelarja gjermane? Angela Merkel është jo vetëm kryeministre e Gjermanisë, por de facto edhe kryeministre e BE. Ajo është gruaja e hekurt, jo gratë e tjera!

Pse nuk flasin Lu dhe Vlahutin? Njërëzit e presin Donald Lu që të dalë në televizion e të flasë me atë shqipen e këndshme, të cilën e flet bukur.

Apo ka ndonjë skemë “E” ambasadoresha Vlahutin që të rrëzohet prapë konsensusi?!/GazetaKJone/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here