Evropiani shtyn festën e PS 1 muaj, ja të ftuarit

Kliko per me shume info

largea_duerl1429166879Të martën e javës që vjen do të zhvillohet festa e 25 vjetorit të PS-së. Sot pas seancës plenare u shpërndanë edhe ftesat për të ftuarit. Vonesa, thanë deputetët e PS ndodhi për shkak të kampionatit europian.

Ftesa mban firmën e Edi Ramës së bashku me një mesazh të tij. “25 vjet prej themelimit të Partisë Socialiste, e bëjnë festën e ditëlindjes së këtij viti një moment të posaçëm ritakimi mes brezash, për të kremtuar së bashku arritjet dhe sfidat e familjes sonë të madhe politike. Me dëshirën që të ndajmë këtë moment të gëzuar së bashku, shpresoj të takohemi në ambientet e shtëpisë sonë në Tiranë. Vëllazërisht Edi Rama” – thuhet në ftesën që i është shpërndarë të gjithë deputetëve të PS-së, atyre të LSI-së e PDIU-së, krerëve të partive parlamentare dhe partive aleate.

Kliko per me shume info

Edhe gjithë ish-presidentëve, ish-deputetëve, ish-kryetarëve ku përfshihet dhe Fatos Nano dhe të gjithë funksionarëve pa përjashtim ndër vite që kanë qenë pjesë e PS, u është dërguar ftesa.

Si rrallë herë festa zhvillohet në ambientet pas godinës së PS-së, të martën e ardhshme në orën 19:00.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here