Protestuan se foli shqip, ja si u përgjigjet Ilir Meta deputetëve pro-serbë

Kliko per me shume info

ilir-meta155Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë Ilir Meta duke folur ne Parlamentin e Malit të Zi në fjalimin e parë në gjuhen shqipe në Mal të Zi, për mikpritjen që populli malazez tregoi ndaj qytetarëve të Kosovës gjatë krizës së luftës, ju drejtua edhe disa deputeteve pro-serbe të opozitës qe protestuan kundër Kosovës gjatë vizitës së Metës në Podgoricë.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se Shqipëria është e angazhuar për klimë bashkëpunimi në rajon.

Kliko per me shume info

“Për sa i përket mesazhit që disa deputetë të opozitës dhanë me rastin e vizitës time këtu në Mal të Zi, kam edhe unë një mesazh për ta nga Parlamenti i Malit të Zi, duke i siguruar ata se ne jemi të përqendruar për të punuar se bashku për të ardhmen e rajonit tonë dhe me të gjithë vendet e rajonit dhe padyshim edhe me Serbinë. Me këtë rast dua të thekson se çdo ditë marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë përparojnë dhe njohin progres të admirueshëm.

Ne jemi të angazhuar që në pak vite ti çojmë marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë në atë nivel të shkëlqyer që janë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të garantojmë një të ardhme të sigurt të qytetareve tanë e të gjithë vendeve tona në rajon”,- tha Ilir Meta.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here