Denoncohet 48-vjeçarja në Lushnje: Shfrytëzon vajzat për prostitucion!

Kliko per me shume info

prostitutaaDyshohet se merret me shfrytëzim prostitucioni, nisin hetimet mbi një 48-vjeçare nga Lushnja. Policia e këtij qyteti bëri me dije se një grua është vënë nën hetim, pas dyshimeve mbi aktivitetin e saj, si e përfshirë në shfrytëzim prostitucioni.

Pas marrjes së njoftimit, mbi gruan nisi hetimi dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës. 48-vjeçarja E.B. akuzohet se në lagjen “Kongresi i Lushnjës”, në një lokal në pronësi të saj, përdor një dhomë për prostitucion.

Kliko per me shume info

Shkak për nisjen e hetimeve janë bërë informacionet e marra nga Policia mbi aktivitetin e saj dhe dyshimeve se në dhomën ngjitur me lokalin, persona të ndryshëm, kryenin akte seksuale kundrejt pagesës.

Burimet tregojnë se, prej gati një muaji, shumë qytetarë kanë informuar se në këtë lokal kryhen vepra të paligjshme.

Gjithçka bëhet në një dhomë ngjitur me lokalin, sipas kallëzuesve. Ende nuk dihet nëse gruaja i gjen femrat sipas kërkesave të klientëve apo nëse punonjëset shfrytëzohen për prostitucion.

Pikërisht për këtë arsye, organi i akuzës nuk ka bërë arrestimin e saj, por vetëm njofton se ka nisur hetimin për të zbardhur rrethanat e kësaj çështjeje, si dhe për të verifikuar aktivitetin që ushtrohet në këtë godinë.

Vetë gruaja ende nuk është marrë në pyetje. Burimet zyrtare nga Policia thanë se, duke qenë se çështja është ende nën hetim, nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme./panorama

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here