Probleme me celulitin? Ja mënyrat për t’a luftuar

Kliko per me shume info

How-to-get-rid-of-cellulite-on-thighs-and-bumNjë nga pikat e dobëta të femrave, është trupi I tyre. Gjithmonë janë të gatshme për të patur një trup perfekt, por jo gjithmonë e kanë një të tillë.
Një ndër problemet kryesore në trupin e femrave, eshte celuliti.
Si t’a luftojmë?
Është shumë e rëndësishme të fillojmë me tonifikimin e trupit në përgjithësi
dhe të trajtimit të celulitit në veçanti. Të gjithë frekuentojnë palestrat në prag të stinës së verës, shtojnë ecjet në këmbë dhe vrapin në natyrë.
Kujdesi ndaj mënyrës së të ushqyerit merr një rëndësi në këtë periudhë dhe ndihmon qëllimin final: trupin e bukur në plazh! Kombinimi i këtyre elementëve, ndihmon në arritjen e rezultateve të dëshiruara.
Ecja ose vrapi për të paktën një orë në ditë, bën të mundur reduktimin në mënyrë të dukshme të masave dhjamore në trajtë qeskash me shumë xhepa, të quajtura “celulit” ose “tmerri” i femrave. Sidomos në ecje por dhe në disa nga ushtrimet dhe veglat në palestra, vihen në lëvizje kryesisht zonat ku fle celuliti.

1. Zarzavatet, frutat dhe lëngjet pa gaz, janë ushqimet që i japin shkëlqim dhe jetë lëkurës më shumë në këtë stinë. Nga ana tjetër ato ndikojnë në eliminimin e toksinave, radikaleve të lira dhe gjithë lëndëve që përftohen nga djegia e yndyrave dhe karbohidrateve në inde.

Kliko per me shume info

2. Trajtimi i celulitit në klinikë, është një problem dermatologjik më vete. Është e pakëndshme pamja e këtij fenomeni, i cili për shumë arsye sot ka prekur në masë sidomos gjininë femërore. Pamja e lëkurës në zonat me celulit është si e lëkurës së portokallit

3.Kremrat anticelulit, Rekomandohet të aplikohen 1-2 herë në ditë, duke masazhuar zonën ku aplikohet. Kremrat hidratues të trupit dhe lagia me ujë e tij, ruajnë hidratimin dhe shtojnë shkëlqimin e lëkurës. Nga ana tjetër, në periudhën e ekspozimit në diell, si gjithmonë, ju rekomandojmë përdorimin e kremrave apo spërkatësve me SPF sipas tipit të lëkurës.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here