Prishtinë, sherr me armë në festën e birrës, plagoset 15-vjecari, 10 veta në spial

Kliko per me shume info

ambulanc-kosoveZëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se ka shkuar në 10 numri i personave që kanë mbetur të lënduar nga incidenti me armë në Prishtinë.
“Në QKUK janë paraqitur edhe 10 persona, disa prej tyre janë shqetësuar nga incidenti e disa janë të lënduar, për momentin nuk ka informacione për të plagosur tjerë nga arma e zjarri, përveç një personi në këmbë. Rasti vazhdon të hetohet intenzivisht nga njesitet policore”, tha Kelani.
Sipas dëshmitarëve të rastit një person ka shtënë me armë zjarri 7 herë, por motivet ende nuk janë bërë të ditura.

Zyrtari për media prane Policisë së Kosovës Agron Borovci ka konfirmuar se në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku është duke u mbajtur “Beer Fest”, ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë është plagosur një person.

Kliko per me shume info

“Ju njoftojmë se më datë 29.07.2016 rreth orës 23;00 nga njësite patrulluese është raportuar se në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri ku në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Lidhur me rastin kemi marr një informate që një person i mitur rreth 15 vjeç është i plagosur në këmbën e majtë dhe i njëjti ështe dërguar në QKUK për trajtim. Policia është ne vendin e ngjarjes dhe për momentin situate është nen kontroll”, ka thënë Borovci për Indeksonline.

Të shtënat me armë zjarri kanë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të disa personave që ishin duke festuar në festivalin “Beer Fest”, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here