Banka e Shqipërisë bën gati futjen në qarkullim të prerjes 10 mijë lekëshe

Kliko per me shume info

banka-shqiperiseParimisht ekonomisë shqiptare i duhet një kartëmonedhë 10 mijë lekëshe, sipas një analize që ka bërë Banka e Shqipërisë për strukturën e qarkullimit të parasë. Nevoja për një prerje të tillë është shtruar që para dy vitesh, por ende autoriteti qendror bankar nuk e ka një afat të saktë se kur kartëmonedha e re do të dalë në qarkullim.

Aktualisht prerja më e madhe e lekut në kartëmonedhë është 5 mijë lekë.  Në fund të vitit 2015, rezultuan 125,314,626 copë kartëmonedha në qarkullim me vlerë rreth 235.393 miliardë lekë.

Kliko per me shume info

Në krahasim me vitin 2014, numri i kartëmonedhave në qarkullim është ulur me rreth 5.4 milionë copë, ndërsa në vlerë është rritur me 5.6%.

Banka e Shqipërisë sqaron se ndryshimi i këtyre treguesve vjen si pasojë e ndryshimit që ka pësuar struktura në favor të kartëmonedhave me vlerë nominale 5000 lekë dhe 2000 lekë.

Gjithashtu, vëllimi i kërkesave nga bankat e nivelit të dytë për pagesa u rrit me 6.4%. Vlera mesatare e një kartëmonedhe në qarkullim në fund të vitit 2015 arriti në 1878 lekë, nga 1706 lekë që ishte në fund të vitit 2014.

Monedha metalike në qarkullim Në fund të vitit 2015, rezultuan 158,396,989 copë monedha metalike në qarkullim, me vlerë 3.799 miliardë lekë.

Në krahasim me vitin 2014, rezulton një rritje e numrit të monedhave metalike me 7.6% dhe një rritje e vlerës së tyre me 8.2%. Në fund të vitit 2015, raporti i përgjithshëm i vlerës së monedhës metalike ndaj kartëmonedhës rezultoi pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar.

Koeficienti i qarkullimit të kartëmonedhës për vitin 2015, rezultoi në vlerën 0.9, që do të thotë se një kartëmonedhë kthehet mesatarisht më pak se një herë në vit në sportelet e Bankës së Shqipërisë.

Ky koeficient është më i lartë për prerjet 500 lekë, 1000 lekë dhe më i vogël për prerjet 5000 dhe 2000 lekë, duke treguar se këto të fundit kthehen më rrallë në sportel./mapo

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here