Vendimi i Jurgen Klopp, portieri luan në... sulm

Sport

Jurgen KloppPortieri 18-vjeçar i Liverpool, Shamal George, u aktivizua si sulmues në miqësoren që Liverpool e fitoi 2-0 ndaj Huddersfield, një moment që Manuel Neuer e ëndërron prej kohësh te Bayern.

Në të vërtetë, Klopp kishte hedhur në fushë të gjithë lojtarët e stolit, kur pas një ore lojë Lucas pësoi një dëmtim muskular. Braziliani nuk mund të vazhdonte më ndeshjen dhe gjermani vendosi të aktivizonte portierin si lojtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pasi përgatita sistemin që të luajmë me 10 lojtarë, dikush nga stoli më thotë ‘Forca, kemi edhe Shamal-in’”, tha Klopp pas ndeshjes kur u pyet se e kujt ishte ideja që George të futej në lojë.

Tifozët nuk ndaluan së kënduari për 18-vjeçarin, madje thërritën emrin e tij edhe kur Liverpool fitoi një penallti, në mënyrë që ai ta merrte përsipër, por Klopp nuk mendoi kështu.

“Më vjen mirë që tifozët e mbështeten djaloshin, por duhet të kemi respekt për kundërshtarin, nuk mund ta gjuante ai penalltinë”, tha trajner gjerman. Nuk kanë munguar edhe ironitë në rrjetet sociale, por që Shamal i ka marrë me sportivitet./Top Channel

ME TE LEXUARAT