Maliq, bie në pranga 39-vjeçari, Policia i gjen armë e municione në lokal

Kliko per me shume info

arme-maliqNjë 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Maliqit pasi në lokalin e tij zbuloi dhe sekuestroi armë zjarri dhe municione luftarake.

Shtetasit Eugen Gengo, iu gjetën një armë zjarri  automatike. një armë zjarri tip revolver me 6 fishekë, 321 fishekë, 8 krëhëra automatiku bosh dhe 1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj, të cilat 39-vjeçari i zotëronte pa lejen e organeve kompetente.

Kliko per me shume info

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i Policisë:

Zbulohen dhe sekuestrohen armë zjarri dhe municione luftarake, pa lejen e organeve kompetente. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe

arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Eugen Gengo, 39 vjeç, banues në fshatin Plasë.

Arrestimi i tij u bë pasi  gjatë kontrollit që  efektivët e Policisë ushtruan  në banesën dhe  automjetin në pronësi të tij, si dhe në ambjentet  e lokalit  të këtij shtetasi, gjetën e bllokuan  me cilësinë e provës materiale :

•Një armë zjarri  automatike.

•Një armë zjarri tip revolver me 6 fishekë.

• 321 fishekë.

• 8 krëhëra automatiku bosh.

•1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj, të cilat ky shtetas i zotëronte  pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale:

Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here