Policia e Lezhës sqaron: Ja kur dhe si ndodhi sherri i dhunshëm në Shëngjin

Kliko per me shume info

jetaaPolicia e Lezhës ka publikuar sot një sqarim në lidhje me një video të publikuar në media ku shfaqen disa persona në një konflikt fizik në Shëngjin. Sipas policisë, dhe disa media këtë video e kanë lidhur me lajmin e dhënë sot nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për një konflikt të ndodhur në Kurbin sqaron se:

Konflikti në Kurbin ka ndodhur me datë 01.07.2016 në orën 23:00. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim 2 shtetas për veprat penale ” Shkatërrim prone” “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosje”.

Kliko per me shume info

Ndërsa video e publikuar sot nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje të Kurbinit.

Saktësisht , video e publikuar, i përket ngjarjes së ndodhur me datë 17.06.2016, në Shëngjin , për të cilën Policia e Lezhës ka reaguar menjëherë pas njoftimit duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Njoftimi për këtë ngjarje dhe për veprimet e kryera nga Policia e Lezhës, u është dërguar të gjitha mediave.
Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese “, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, është proceduar një shtetas tjetër për “Plagosje e lehtë me dashje”, është sekuestruar arma e përdorur, dhe të gjitha materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Ju lutem ta ndryshoni shpjegimin në lidhje me videon duke sqaruar që i përket ngjarjes së ndodhur në Shëngjin me 17.06.2016 dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e Kurbinit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here