Polici dixhital: Këshilltari ua mori policëve nga duart kunatin e Saimir Tahirit

Kliko per me shume info

berisha166Ish-kryeministri Sali Berisha i eshte rikthyer edhe njehere incidentit te punonjesve te policise se Shqiponjave me kunatin e ministrit te Brendshem Saimir Tahiri. Berisha ka publikuar nje informacion mbi ngjarjen “nga polici dixhital”, ku shprehet:

Polici dixhital informon:

Kliko per me shume info

Te dhena te reja mbi ngjarjen e ndalimit nga policia te kunatit problematik te Saje qorrit dhe raprezaljen e ketij te fundit ndaj policeve qe zbatuan ligjin! sb

“Sipas njerit prej policeve qe po me tregonte ngjarjen para 5 ditesh, policet kishin dal per nje postobllok ate dite tek dogana e tiranes per kontroll makinash, ku kunati i Saimirit paska edhe lokalin e tij. Nderkohe qe i ka pare, duke qene super tap, kunati ka shkuar tek ata dhe ju ka bere gangsterin, duke bertitur dhe shtyre policet.

Ata e kane kapur per ta shoqeruar por gjate kesaj kohe e kishin lenduar pak por jo se e kishin prekur. Ne kete kohe ne ngjarje vjen eskorda e Saimir Tahirit, pa Saimirin por me keshilltarin e tij, nje djale i ri. Ai ka nderhyre dhe ua ka marre policeve nga duar duke ju thene, a e njihni ju kete, si dhe lereni se merrem une me te dhe e ka marre vete ne eskord.

Me pas te 12 policet jane thirrur ne drejtorine e policise ku jane pyetur dhe jane mbajtur deri ne 3 te nates. Ju kishin thene se do te pushoheshin dhe do te arrestoheshin per tejkalim kopetencash sepse ishte ankuar kunati dhe i duhej plotesuar deshira pianecit.

Policet jane ballafaquar me keshilltarin e Saimirit qe ua morri kunatin nga duart, por ai cuditerisht nuk kishte pranuar asgje. Ai kishte mohuar gjithcka ku sipas tij nuk ju kishte thene policeve as lereni se eshte filani dhe as tregoi se e kishte marre me vete jashte cdo procedure.

Policet pas kesaj ishin ndier keq sepse nuk po kuptonin sesi duhet te kishin vepruar. Duhet te kishin degjuar apo jo keshilltarin e pafytyre te ministrit qe ua kishte mohuar gjerat ne sy.

Ate nate te gjithe ishin friksuar se mos i arrestonin, nderkohe qe me nderhyrje nga miq dhe te aferm, vetem 7 prej tyre u pushuan. Gjate kesaj kohe te gjithe ishin bere gati per ta bere publike ngjarjen dhe kishin komunikuar me gazetarin Artan Hoxha duke i treguar te gjithe ngjarjen. Ai ishte treguar i gatshem por meqe ndeshkimi u minimizua, u terhoqen nga denoncimi publik.”

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Police bq jane dhe keta. Nuk ka faj ministri , mire ua ben. E di qe jane plehra sepse jane te dy palet njelloj. Paskan futur dhe miq policet.,.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here