Qëllohen me armë 7 policë në SHBA, 3 të vdekur

Kliko per me shume info

vrasja-shbaTë paktën shtatë oficerë u qëlluan me armë, tre prej të cilëve kanë humbur jetën pas sulmit të armatosur në Baton Rouge, Luiziana, raporton CNN.

Policia ka marrë një telefonatë se një “person i dyshimtë ishte parë në Airline Highway me një pushkë”. Kur mbërriti policia, ai hapi zjarr. Oficerët e plagosur  janë në spital në gjendje kritike.
Policia e Baton Rouge po vijon kërkimet për autorin e vrasjes, i cili është larguar pa lënë gjurmë. Kryebashkiaku i qytetit njoftoi se të paktën tre policë kanë humbur jetën, ndërkohë që vrasësi është ende i lirë.

Kliko per me shume info

Personi i armatosur, që ishte i veshur me të zeza është parë duke gjuajtur rreth orës 9:00 të mëngjesit me orën lokale, teksa ecte mes një dyqani dhe lavazhi makinash.

Ngjarja është shënuar vetëm dy javë pas një videoje të publikuar në media, ku policët vranë një afro-amerikan, Alton Sterling në të njëjtë qytezë, nga e cila mendohet të jetë provokuar zemërimi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here