Manchester United, ofertë marramendëse për Paul Pogba

pogba-cityM.United jep 119 milionë Euro për të kthyer Paul Pogba-në në “Old Trafford”. Kjo është shuma që Manchester United është gati të paguajë për kartonin e mesfushorit francez, që mbetet futbollisti më i kërkuar në merkato.

Jose Mourinho, i cili mori vendin e Louis Van Gaal te “Djajtë e Kuq”, sipas mediave angleze i ka cuar një hap para bisedimet, për ta bindur 23-vjecarin që të kthehet atje ku i bë i njohur që në moshë fare të re dhe nga ku u largua drejt Serisë A me parametër zero.

Kliko per me shume info

Në fakt për Pogbanë janë interesuar edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit europian, si Real i Madridit, PSG e Manchester City, por duket se ditët e fundit në “Pole” për të siguruar shërbimet e francezit është Manchester Unidet.

Gjatë ditëve të fundit “Djajtë e Kuq” zyrtarizuan afrimin e Zlatan Ibrahimovic, me parametër zero dhe blerjen e Mkhitarian nga Borussia e Dortmundit, por goditja e madhe mund të jetë Pogba.

Juventusi do ta ketë të vështirë ta refuzojë këtë ofertë, që nëse pranohet nga bardheznjtë do ta shndërronte Paul Pogba-në blerjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit. Paratë te Manchester United nuk kanë qenë kurrë problem. Familja Gleizzer ende nuk ia ka bërë dhuratën më të shtrenjtë Mourinhos.ssport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here