“Plas” në plazhin e Borshit, shkelma e grushta mes femrave për një…çadër

plazhNëse jeni në plazh, bëni mirë të kujdeseni që të mos uleni në një çadër të zënë, sepse mund ta pësoni keq. Rasti më i fundit vjen nga Borshi, ku një femër është ulur në çadrën e një zonje.

Kjo e fundit i merr kamerdaren dhe ia përplas tutje, si për të thënë që vendi është i zënë.

Kliko per me shume info

Gruaja që kishte kamerdaren e shtyn zonjën, ndërsa në ndihmë të kësaj të fundit ka ardhur menjëherë e bija. Ajo fillon ta godasë vajzën me shpulla dhe me shqelma, siç duket në video.

Më pas mes tyre ndërhyn bashkëshorti i vajzës që zuri çadrën, i cili është me fëmijë në krah. Sipas raportuesit, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila nuk ka lejuar që të vazhdojë më tej konflikti, ndërsa vajza me bashkëshortin dhe fëmijën e saj janë larguar, pas konfliktit me pushueset e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here