Zbulohet një bakter të rrezikshëm në plazhet e Rios

Kliko per me shume info

plazhzhNjë grup shkencëtarësh brazilianë kanë zbuluar një “super-bakter” në disa nga plazhet më mahnitëse të Rio De Janeiro-s, një muaj para se qyteti do të presë Lojërat Olimpike 2016.

Sipas studiuesve, ky lloj bakteri që është shumë rezistent, vjen si pasojë e ujërave të zeza që vijnë nga spitalet lokale dhe që derdhen më pas në det.

Kliko per me shume info

“Ne kemi qenë në kërkim të këtyre ‘super-baktereve’ në ujërat bregdetare, gjatë një periudhe njëvjeçare në pesë plazhe”, tha studiuesja Renata Picao për CNN, gjatë një vizite në laboratorin e saj.

“Ne kemi gjetur se ujërat bregdetare përbëjnë kërcënim si pasojë e një shumëllojshmërie përqendrimesh me këto baktere që janë të lidhura fort me ndotjen”.

Lajmi vjen teksa Rio po përgatitet të presë qindra mijëra atletë dhe turistë gjatë Olimpiadës Verore të muajit të ardhshëm. Ndër plazhet më të infektuar janë Flamengo dhe Botafogo, që janë në kufi me gjirin, ku olimpikët kanë planifikuar të konkurrojnë. Studiuesit besojnë se bakteret mund të kenë shkaktuar edhe infeksione të rënda të lëkurës te pushuesit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here