Plantacion kanabisi në kufirin Shqipëri-Greqi, pranga shqiptarëve

Kliko per me shume info

kanabisNjë parcelë me lëndë narkotike është zbuluar në një zonë të thellë malore në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë, njftoi policia.

Sic behet me dije nga burimet zyrtare nga Policia greke lënda narkotike kanabis sativa prej 359 bimë, u gjet në një zonë të pyllëzuar në Agia Marina në Janinë.

Kliko per me shume info

Dy shqiptarë u arrestuan mëngjesin e sotëm, përkatësisht 25 dhe 40 vjeç, të cilët akuzohen për kultivim të drogës dhe hyrje ilegale në shtetin grek. Gjatësia e bimëve arrinte në 75 cm, ndërsa janë konfiskuar nga policia.

Ata kishin krijuar edhe një rrjet tubacionesh për vaditjen e bimëve, ndërsa kishin ndërtuar edhe një strehimore të përkohshme në afërsi të plantacionit. Të arrestuarit do të dërgohen përpara prokurorit publik të Janinës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here