Luftë plumbash në Fushë-Krujë, plagosen dy vëllezërit nga Tirana

Aktualitet

policia-tirane_1Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në tregun e Tapizës në zonën e Fushë Krujës. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të dutur se, në orët e para të mëngjesit të sotëm në tregun e Tapizës, Fushë -Krujë, janë plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit:

K. F., 28 vjeç, dhe H. F., 41 vjeç, banues në Tiranë, vëllezër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi janë njoftuar efektivët e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po mbledhin provat e nevojshme, me qëllim zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ata po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa janë marrë në pyetje familjarë dhe dëshmitarë.

ME TE LEXUARAT