Plagosi e grabiti kalimtarin në Sarandë, arrestohet autori

Aktualitet

sarande16Vjedhjet me dhunë nuk mungojnë në qytetet e Shqipërisë, e për më shumë në ato qytete ky është përqendruar numri më i madhi turistëve, për këtë sezon.

Mbrëmjen e djeshme një 30-vjeçar është plagosur me thikë gjatë në Sarandë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, rreth orës 22:40, në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, në rrugën drejt hotelit të quajtur “Panorama”, është plagosur me thikë 30-vjeçari L.P.

Këtij të fundit i ka prerë rrugën Geart Çoçka, 28 vjeç, duke i marrë 630 eurot që kishte në xhep.

Pasi e ka lënë të plagosur, 28-vjeçari është larguar me vrap. Por arratisja e Geart Çoçkës nuk zgjati shumë, pasi pas 12 orësh ka përfunduar në pranga.

ME TE LEXUARAT