Zbardhet plagosja në Shkodër, plumb në gjoks 46-vjecari pas sherrit

Kliko per me shume info

policia-shkoderNjë person i moshës 46-vjecare ka mbetur i plagosur pasditen e së premtes në Shkodër, pas një sherri.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Oso Kuka”, Shkodër, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Sokol Palaj, 46 vjeç nga Vau i Dejës.Palaj është qëlluar me pistoletë nga një person me të cilin po debatonte.

Kliko per me shume info

Autori e ka qëlluar 46-vjecarin me pistoletë në gjoks dhe më pas është larguar me shpejtësi. Sokol Palaj është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas burimeve nga spitali i Shkodrës gjendja e tij është kritike për jetën. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here