Pirlo: Pogba s`do kthehet kurrë tek United

Sport

pirloMesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, beson se Paul Pogba nuk do të rikthehet kurrë më te Manchester United.

Francezi ishte pjesë e “Djajve të Kuq”, por u largua në vitin 2012 duke u bashkuar me Juventusin, pasi në skuadrën angleze nuk arriti të gjente hapësirën e nevojshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nuk mund ta imagjinoj Pogban duke u rikthyer ndonjëherë në Manchester United", ka thënë Pirlo, pas zërave se Pogba do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Në fakt, në mesin e skuadrave të interesuara për shërbimet e francezit është edhe Manchester Unitedi.

ME TE LEXUARAT