Philipp Lahm: Ja pse e fitoi Portugalia “Euro2016”

Kliko per me shume info

Philipp-Lahm-0062-525x350Philipp Lahm mendon që kombëtarja portugeze ka pasur shumë fat gjatë Euro 2016.

Kampioni më i ri i Evropës, Portugalia ka arritur këtë sukses duke e fituar vetëm një ndeshje brenda 90 minutave,

Kliko per me shume info

derisa në të tjerat është dashur që të triumfonte vetëm pas lojës shtesë ose ekzekutimit të penalltive.

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm e ka cilësuar Portugalinë si një skuadër shumë punëtore, me disa talent në ekip, por gjithashtu edhe me shumë fat.

“Kampionatin Evropian e ka fituar ekipi që ka pasur më shumë fat. Ata e kanë realizuar ëndrrën e tyre të kamotshme, duke punuar fort dhe me pasion të madh kanë arritur që t’i kalojnë të gjitha sfidat në të cilat kanë hasur”.

“Për këtë edhe futbolli është sporti më i bukur, pasi asnjëherë nuk e dimë sesi do të mbyllen ndeshjet. Unë dua që t’i uroj portugezët për këtë trofe”, ka shkruar Lahm, në rrjetin e tij social Facebook.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here