Fermeri i “nxin jetën” me sms Alfred Pezës, ja çfarë i kërkon!

Kliko per me shume info

pezaNë aparatin celuluar të deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, kanë mbërritur dhjetra thirrje dhe SMS nga një numër i panjohur prej tij.

Panorama bën me dije se thirrjet dhe SMS-të kanë vazhduar prej tre muajve të parë të vitit 2016 në numrin personal të deputetit Peza.

Kliko per me shume info

Në këto mesazhe, thekson gazeta, deputetit të qarkut të Elbasanit “i kërkohej llogari” se për çfarë arsye nuk shkonte më në Peqin dhe se ishte zhdukur pa gjurmë nga ky qytet.

Referuar po të njëjtit burim, i panjohuri nuk kursente as ironinë, duke i pohuar anëtarit të Parlamentit se do të ftonte deputetin tjetër, Ben Blushin, të shkruante një libër për ç’kishte bërë ai në Peqin.

Sipas Panoramës, shpeshtësia e thirrjeve dhe mesazheve duket se ka krijuar bezdi te ligjvënësi Peza. Për këtë shkak, ai u është drejtuar organeve të policisë, ku ka kallëzuar dërgimin e mesazheve shqetësuese nga numri i panjohur.

Mësohet, se kallëzimi i tij, është depozituar në ditët e para të muajit mars të këtij viti.

Indentifikimi i autorit

Sipas të dhënave, numri i përkiste shtetasit Roland Uruçi, 45 vjeç, fermer, nga fshati Përparim i njësisë administrative Peqin. Uruçi u gjykua pa masë sigurimi. Më 4 korrik 2016 ai u deklarua i fajshëm nga gjykata për akuzën e ngritur ndaj tij dhe u dënua me 120 mijë lekë gjobë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit. Sipas vendimit, detyrimi përfundimtar i 80 mijë lekëve të rinj duhet të shlyhet prej tij brenda katër muajsh, pasi vendimi të marrë formë të prerë.

SMS-te

“Kemi ftuar Ben Blushin të bëjë një libër për të bërat e tua në Peqin”

“Qëkur arrite në Peqin dhe u zhduke pa lënë gjurmë”

“Po mir Prenga është përjashtuar nga PS, po ty pse të përjashtuan nga Peqini?”

“Të vuri Dash Sula drunë, perse nuk vjen në Peqin?”.

“Dashin po e shohim çdo javë, po ti ku humbe, të ka dalë emri te të humburit”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here