Ekspertët japin alarmin: Një peshk helmues në ujërat e Mesdheut

Kliko per me shume info

peshk-helmuesSipas ekspertëve një lloj peshku helmues po lëviz në ujërat e Mesdheut. Ekspertë të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës e kanë ngritur këtë shqetësim ditët e fundit.

“Peshku djall”, gjendet kryesisht në ujërat pranë Qipros dhe Turqisë, dhe mund të përhapet edhe më gjerë.

Kliko per me shume info

Në trupin e tij, ai ka disa zgjatime toksike, të cilat mund të jenë vrasëse për njeriun. Peshku helmues është karakteristik për ujërat e Paqësori dhe Oqeanit Indian. 
Kontakti me këto zgjatime shkakton dhimbje, të vjella dhe në rastet më të rënda mund të çojë në paralizë respiratorë, edemë pulmonare apo infarkt.

Ekspertët thonë se ky lloj peshku, i shtyrë nga ndryshimet klimatike, është tashmë në ujërat e Mesdheut.  Ai ka dëmtuar ekosistemin ujor, duke reduktuar prezencën e llojeve të tjera të peshqve. Në Kubë, Kolumbi dhe Japoni janë hartuar plane të posaçme për reduktimin e këtij lloji peshku.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here