Përplasi për vdekje një shtetas në Durrës, arrestohet 26-vjeçari

Kliko per me shume info

polici durresPolicia ka arrestuar 26-vjeçarin Ledjan Baçuku, banues në Hamallaj të Durrësit, pasi një ditë më parë, ai përplasi me makinën e tij një 55-vjeçar, i cili ndërroi jetë më pas në spitalin e Durrësit.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 18:35, në qendër të sektorit Hamallaj, ku Baçuk po drejtonte mjetin tip Audi me targa AA 858 LK, kur ka aksidentuar për vdekje shtetasin L.K. 55 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Kliko per me shume info

Viktima u transportua në spital pas aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve.

Policia e shoqëroi dje në komisariat 26-vjeçarin, ndërsa sot bën me dije se e kanë arrestuar për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here