Përplas me makinë gruan me dy fëmijët në Tiranë, shoferi ia mbath pa u dhënë ndihmë

Kliko per me shume info

policia2015Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë. Një grua e shoqëruar me dy fëmijë janë përplasur nga një makinë, drejtuesi i së cilës sipas policisë është larguar pa iu dhënë ndihmë. Ngjarja ka ndodhur përballë Arkivës së Shtetit në kryqëzimin “Jordan Misja”.

Gruaja dhe fëmijët e plagosur janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin edhe ndihmën e nevojsme mjekësore. Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info

E ndërkohë policia ka filluar hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here