I “nxin jetën” vajzës 10 vite më më të madhe, kapet 23-vjeçari në Tiranë

Kliko per me shume info

polici-tiraneNjë 23 vjeçar është kapur në kushtet e flagrancës në Tiranë, në rrugën Mine Peza. Ai përndiqte prej një viti një vajzë 33 vjeçe, plot 10 vite më e madhe se ai. I ndaluari në polici është Alban Hadëri. Sipas policisë, ai u kap disa minuta pasi kishte kërcënuar me thikë në dorë vajzën me iniciale A.K.

Vajza ka telefonuar policinë mbrëmjen e së premtes. Teksa kthehej në banesa përpara i ka dalë me thikë në dorë 23 vjeçari duke i kërkuar të lidhej me të. Autori është kapur nga një patrullë që ka qenë fatmirësisht afër banesës së vajzës në rrugën Mine Peza. Gjatë dëshmisë në polici, ajo ka thënë se kjo histori ka një vit, por nuk e kishte denoncuar djalin pasi nuk e kishte marrë asnjëherë seriozisht dhe nuk kishte menduar asnjëherë se ai mund ti drejtohej me thikë në dorë. Sakaq pritet për ti marrë edhe dëshmia e të riut i cili u fiksua keqas me vajzës 10 vite më të madhe se ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here