“Sa më shpejt se është vapë dhe njerëzit ikin”! Ja përgjimet e gjyqtares

Kliko per me shume info

gjyqtarja-majlinda-andreaProkuroria e Përgjithshme ka siguruar prova konkrete për gjyqtaren Majlinda Andrea dhe bashkëshortin e saj Odhise Andrea, të përfshirë në një skemë korrupsioni së bashku me tre persona të tjerë.

Ajo mori 50 mijë Euro për të dhënë një vendim gjyqësor për një tokë në Sarandë në favor të Ilia Çabirit, Eleni Linos dhe Petraq Dashit. Ky i fundit ka luajtur rolin e ndërmjetësit me bashkë me burrin e gjyqtares.

Kliko per me shume info

Petraq Dashi mori shumën e parave prej 50 mijë Euro nga një pikë këmbimi në Fier më datë 11 korrik 2016. Më pas komunikoi me Odhise Andrean, me të cilin la takim në Tiranë. Gjatë gjithë kësaj kohe, autoritetet ishin duke përgjuar dhe fiksuan bisedën mes tyre. Dashi iu drejtua Andreas duke i thënë: “Sa më shpejt aq më mirë se është vap dhe njerëzit ikin”.

Dallohet qartë se personat e interesuar kishin interes që kjo punë të mbyllej sa më shpejt për shkak se në muajin gusht Gjykata nuk punon. Një ditë pasi mori shumën e parave, gjyqtarja Majlinda Andrea dha vendimin në favor të përfituesve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët më pas kishin rënë dakord t’i kalonin një pjesë toke ndërmjetësit Petraq Dashi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here