A do të ketë koalicion PD-LSI? Ja si përgjigjet Ristani

Politikë

ristani15Arben Ristani bën me dija e nuk ka asnjë mundësi për bashkëpunim apo koalicion mes dy partive PD dhe LSI.

Sektretari i Përgjithshëm i PD-së, Ristani thotë se pas miratimit të reformës qëllimi i PD janë zgjedhjet e parakohshme. 

“Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet, ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë”- tha ai në një intervistë për “Ora News”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai theksoi se qeveria teknike është zgjidhja e vetme që ne në Shqipëri të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Në rast se ne nuk arrijmë të shkojmë pa Ramën në zgjedhjet e ardhshme, garancia që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme shkon drejt niveleve më të ulëta”- tha ai.

Deklaratat publike të disa deputetëve demokratë se do të votojnë reformën në drejtësi pavarësisht vendimit të PD, Ristani i vlerësoi si shenjë e demokracisë së brendshme.

“Së pari reforma të tilla po jo vetëm të tilla, por për cdo gjë që diskutohet në grupin e PD janë pjesë e punës. Nuk mund të jemi të gjithë në një mendje dhe kjo është fare normale”- theksoi Ristani.

ME TE LEXUARAT